Vazhdon ende të mbetet një mister i pazgjidhur rasti i 22-vjeçares keniane e cila që prej muajit gusht ndodhej e shtruar në Spitalin e Traumës dhe në gjëndje koma.
Se kush e dhunoi të renë kenian dhe çfarë ka ndodhur natën që ajo është gjendur e dhunuar, policia vijon ende hetimet.
Nëna e 22-vjeçares keniane të dhunuar në Tiranë ka folur sërish për mediat teksa rrëfeu bisedën e fundit me të bijën përpara se të humbte kontaktet me të më 13 gusht.
Ruth ngre dyshimet se dikush e ka telefonuar te bijën të hapte portën e jashtë të pallatit që mund të hapjen vetëm, nga brenda, që mund te jetë edhe personi që e dhunoi barbarisht.
“Çështja tjetër është porta, kanë një portë të madhe që duhet të qëndrojë e mbyllur nga jashtë dhe e hapur nga brenda. Nëse je jashtë, duhet të kesh çelësa. Për mua ato 5 minuta pasi ime bijë më shkroi mesazhin e fundit, mori një telefonatë nga dikush që të hapte atë portë. Ndoshta zbriti të hapte derën për dikë që nuk e njihte mirë”, tha Ruth.
Ajo tregoi se vetëm 5 minuta pas mesazhit të fundit, rreth orës 15:25 e bija nuk i ishte përgjigjur më derisa mori mesazhin nga shefi i kazinosë ku ajo punonte që e lajmëroi se Xhoi kishte pësuar një aksident.