Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, shtohen 50 ilaçe të reja, fishat e diabetit falas për disa kategori

miksnews.al

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar Lista e re e Barnave të Rimbursueshme. Në deklaratën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Koçiu theksoi se lista e barnave të rimbursueshëm është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.

Ajo bëri me dije se listës i janë shtua 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja.

Ministrja Koçiu shtoi se të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë bëri me dije miratimin e një tjetër vendimi të rëndësishëm në mbështetje të gjithë qytetarëve të prekur nga diabeti, duke zgjeruar fashën e rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë.

“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme, për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.