Miratohet buxheti për vitin 2025

Miks Albania

Është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim buxheti për vitin 2025, me vlerë 8.2 miliardë euro, i cili është më i madhi që Shqipëria ka pasur në 3 dekada.

24 votat kundër kanë ardhur nga opozita.

Ndërkohë, pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

Meqenëse ky është buxheti i fundit në prag të zgjedhjeve parlamentare, diskutimet në Kuvend u dominuan nga beteja elektorale për qeverisjen e vendit.

Opozita propozoi 55 amendamente të cilat përfaqësojnë programin e saj elektoral, duke nisur nga premtimi kryesor i PD që asnjë shqiptarë të mos marrë më pak se 200 euro të ardhura në muaj, qoftë pensionist, qoftë i papunë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.