Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se mbetet i angazhuar në partneritetin me SHBA, ndërsa e cilësoi vendin tonë si një vend i përkushtuar në NATO. Rama ka vlerësuar mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit rrënjësor të vendit, sidomos në reformën në Drejtësi.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 shkurt dhe do të shoqërohet prej ish- ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e Zëvendës Asistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë
Blinken pritet të zhvillojëtakime me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.