Ministrja Ogerta Manastirliu rreth 2 orë në SPAK, për çfarë u pyet?

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Mësohet nga burimet për media se Manastirliu ka shkuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Sipas raportimeve Manastirliu ka qëndruar brenda ambienteve të SPAK për 2 orë e 15 minuta, teksa detaje të mëtejshme nuk ka për ngjarjen.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.