Një 45-vjeçar, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare në Korçë është arrestuar.
Sipas policisë, mësuesi me inicialet D.B, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet nga 14-vjeçaret, nxënëse të shkollës “Sotir Gura” se i ka ngacmuar seksualisht me mesazhe nëpermjet aplikacionit “WhatsApp”.
Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për të parë nëse mësuesi ka kryer nje vepër të tillë edhe më parë me nxënëse të tjera të shkollës.