“Mësoni më shumë për bektashinjtë”, Rama: Një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes

Miks Albania

Pasi bëri deklaratën për krijimin e mikroshtetit sipas modelit të vatikanit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social “X” një libër nga i cili mund të mësohet më shumë për kulturën e urdhërit Bektashi.

Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Shtabi i Botës Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, ka shkruar kryeministri në foton krah librit të autorit kanadez Robert Elsie, me titullin “Bektashiu Shqiptar, Historia dhe Kultura e Urdhërit Dervishian në Ballkan”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.