Merret vendimi! Shfuqizohet Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Qeveria ka shfuqizuar ditën e sotme Bordin për çmimet e Karburanteve, i ngritur gjatë periudhës së pandemisë.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në përfundim të mbledhjes mbajtur këtë paradite.

“Me fillimin e krizës së çmimeve qeveria ngriti një Bord të Transparencës për kontrollin e çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Çmimet kanë pasur luhatje të mëdhaja dhe kanë qenë ndjeshëm.

Ne përcaktuam nëpërmjet një akti normativ disa marzhe fitime që nuk mund të ndryshonin. Gjatë tre  mujorit të parë kemi ndjekur zhvillimet e tregut dhe themi që tregjet janë stabilizuar.

Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne vendosëm të shfuqizojmë bordin”, tha Delina Ibrahimaj.

Kujtojmë se Bordi është krijuar në mars të 2022.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.