Kolonjë : Një ngjarje e rëndë është rregjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Oseckë, afër Leskovikut. Një person është djegur totalisht në një kasolle / stallë. Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është rreth 40 vjeç.
Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40 vjeçari u largua për të kasollja. Aty dyshohet se mund të ketë ndëzur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo ndërsa 40 vjeçari është djegur brenda kasolles.
Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv
Njoftimi i Policisë:
Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.