Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të enjte në Patos.
Uniformat blu në Fier bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Zjarri ka shpërthyer në një apartament që ndodhet në katin e katërt të një pallati në Patos.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi Policisë
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.