Nuk është aspak sekret: Disa shenja janë shumë më xheloze se të tjerat. Saktësisht, janë 3 të tilla që bëjnë namin, ndaj nëse personi që pëlqen i përket një prej këtyre shenjava, të urojmë fat dhe durim:
Demi
Demi ka një tendencë për të qenë një person posesiv. Kjo nuk është ndër cilësitë më të mira të kësaj shenje, por është e vërteta. Demi vdes për rehatinë dhe ka frikë nga ndryshimet e papritura, sidomos në sektorin e ndjenjave. Demi është shenjë që s’bën kompromis me qëndrueshmërinë dhe si e tillë, xhelozon për personat që ka përreth, në mënyrë që t’i ketë gjithnjë pjesë të jetës.
Nëse neglizhon ndjesitë e një Demi, përgatitu për shumë xhelozi dhe posivitet, pasi nëse kjo shenjë mendon se ka ndryshuar dinamika e lidhjes, do të bëjë gjithçka ka në dorë për ta stabilizuar raportin.
Luan
Kjo shenjë nuk ta jep përshtypjen si një shenjë xheloze, por duke qenë se është shenjë zjarri digjet nga kjo ndjesi. Luani është gjithnjë vigjilent dhe mban një sy hapur për çdo ndryshim të mundshëm, që sipas tyre mund të prekë vëmendjen që i jep Luanit.
Luani do vëmendje, admirim dhe dashuri. Kjo shenjë do të jetë qendra e botës së partnerit dhe sapo mendon se nuk merr “vlerësimin” e duhur, menjëherë lind xhelozia. Nga ana tjetër, Luani është një shenjë që ka shumë ego dhe nëse ndien se personi tjetër nuk e pëlqen me të njëjtin intesitet si më parë, atëherë xhelozia rritet, pasi rrjedhimisht është një mekanizëm mbrojtës për këtë shenjë.
Akrepi
Pavarësisht se Akrepi është një shenjë misterioze dhe e padepërtueshme, sërish mund të ndiejë xhelozi. E udhëhequr nga Marsi, kjo shenjë është shumë pasionante dhe ndien pa fund xhelozi, nëse mendon se po e humb një person që ka qejf/ do.
Kur një Akrepi bëhet xheloz/e, zakonisht ndodh sepse më parë është tradhtuar, ose ka një frikë shumë të madhe nga tradhtia. Kjo shenjë arrin deri në ekstrem për të shmangur këtë përvojë.