Kur flasim për “inteligjencën” dhe “zgjuarsinë” në shenjat e zodiakut, nuk po shqyrtojmë se cilat shenja janë studentët më të mirë në shkollë. Po flasim për shenjat që mund të kenë një prirje të lindur drejt edukimit në të gjitha format e tij.
Këto janë 3 shenjat më të zgjuara:
Ujori
Ujori është “djaloshi i keq” gjenial i zodiakut. Dhe këtë e themi me dashuri. Atij i pëlqen të jetë personi më i zgjuar në dhomë dhe ndonjëherë, në fakt ia del mbanë. Është një nga shenjat fikse të zodiakut, që përkthehet në kokëfortësi dhe inteligjencë. Një Ujor mund t’ju josh me pamjen e tij dhe personalitetin e tij egoist. Por diku atje (thellë) ka ndjeshmëri dhe intuitë. Këshillë: Vetëm kini kujdes që të mos i largoni njerëzit me prirjen tuaj për t’u dukur. Të gjithë e kuptojmë, jeni të zgjuar!
Bricjapi
Bricjapët arrijnë të trajtojnë gjithçka me një përzierje inteligjence dhe mençurie. Ata janë njerëzit që ndërthurin inteligjencën intelektuale dhe emocionale. Ata janë krijesa me vullnet të fortë dhe të nxitur nga energjia e tyre tokësore. Që do të thotë se ata gëzojnë marrjen e përgjegjësive të situatave dhe mbështetjen e vendimeve të tyre. Bricjapët janë shpesh më të mençur se sa do të kërkonte mosha e tyre. Ata shpesh kërkohen për këshillat e tyre të mençura dhe përgjithësisht prania e tyre i bën të tjerët të ndihen të sigurt. Pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, njerëzit tërhiqen nga Bricjapi për natyrën e tyre inteligjente. Këshillë: Ata duhet të përdorin me mençuri natyrën që u jep universi.
Virgjëresha
Virgjëreshat kanë një reputacion si neurotikët e zodiakut. E cila është një padrejtësi e madhe. Selektiviteti i tyre dhe vëmendja ndaj detajeve janë pika të forta, jo të meta. Universi i ka dhuruar Virgjëreshës me qartësi mendore përtej normës . Ata janë shumë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre, sjelljet dhe veprimet e njerëzve. Virgjëreshat kanë memorie dhe aftësi të shkëlqyera organizative, ndërsa qëndrojnë gjithmonë të vendosur. Këshillë: Nëse ata mund të kontrollojnë ankthin e tyre, intelekti i tyre do t’i çojë larg.