Aludimet e bëra së fundmi në lidhje me ndarjen e shumë përfolur të çiftit të dashur të publikut shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha duket se më në fund e kanë një përgjigje.
Sipas burimeve eksluzive të “Prive”, Ledri dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Sipas këtij portali ka qënë menaxheri i reperit, Faton Shoshi ai që ka konfirmuar se dyshja po përjeton një krizë.
Sipas po të njëjtave burime, Ledri dhe Sara vijojnë të takohen rregullisht me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre por fatkeqsisht lidhja e tyre e dashurisë ka marrë fund.
Nga ana tjetër, në një intervistë të dhënë së fundmi, gazetari i njohur, Andi Vrapi, njëkohësisht edhe mik i afërt me Sarën, ka konfirmuar që mes çiftit ka një krizë.
“Unë mendoj që po kalojnë diçka që çdo çift normal e kalon në jetë. Ka momente që nuk flet me burrin se nuk të ka pëlqyer diçka, ka momente që burri të mban inat. Plus që ka edhe diçka, kur Sara fitoi “Dancing with the Stars”, të gjithë thoshin se e fitoi prej Ledrit. Prandaj Ledri nuk u shfaq në asnjë premierë që të mos kishte nga këto fjalët”, ka thënë gazetari.
“Duke marrë parasysh mungesën në premierë dhe të gjithë këto, mendoj që mund të ketë një krizë”, shton gazetari.
Një tjetër detaj që ka ngritur dyshimet për një krisje mes Sarës dhe Ledrit është edhe fakti se reperi ka fshirë të gjitha postimet e tij në Instagram, duke lënë rreth katër foto në total.
Ai ka bërë një rikthim në rrjetet sociale, përmes të cilit ka njoftuar anulimin e koncertit të tij në Oslo.