Mediat greke “fshijnë” Shqipërinë nga postimi i Dua Lipës/ “Po kalon pushimet në Kosovë”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa po pushon në Jug të Shqipërisë.

Këtë gjë e ka bëtë të ditur vetë këngëtarja disa ditë më parë, kur publikoi disa foto nga pushimet me mbishkrimin “Shtëpia” shoqëruar edhe me simbolin e flamurit shqiptar.

Por media greke shkruan se këngëtarja Dua Lipa po pushon në vendlindjen e saj në Kosovë, megjithëse ka publikuar foton nga jugu i Shqipërisë.

Në artikullin e medias greke ‘Protothema‘, nuk përmendet në asnjë moment që këngëtarja ndodhet në Ksamil, por shkruan se ndodhet në Kosovë, vendlindjen e prindërve të saj.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.