Mediat greke i kanë kushtuar një artikull 28-vjeçares, Erisa Fero, e cila një ditë më parë u arrestua së bashku me dy të tjerë teksa po transportonte 58 kilogramë kanabis.
Teksa japin informacione për arrestimin e së resë, po ashtu media greke sjell në vëmendje edhe postimet në rrjetet sociale të 28-vjeçares, e cila ishte punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqet jeta luksoze që bënte 28-vjeçarja.
Një prej tyre është fotoja ku ajo shfaqej me puro. Ndërsa në një tjetër postim ajo shfaqet duke qëlluar me armë në një poligon. Mediat nuk lenë pa përkthyer as përshkrimin që ajo i bën videos, ku shkruan: “Kështu është kur të rrit gjyshi me raki dhe kallash”.
Erisa Fero u arrestua nga policia e Pogradecit në zonën e Qafë Thanës, së bashku me 32-vjeçarin Likë Basha dhe një 17-vjeçar. Në automjetin e tyre u gjetën 51 pako me kanabis, të shënuara me pikë dhe kryq blu.