Kuzhinieri-biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama. Dyshja u bë bashkë me rastin e zhvillimit të finales së UEFA Champions League mbrëmjen e shkuar në Mynih të Gjermanisë.
Nusret ka publikuar foto me personalitete të shumtë nga mbrëmja teksa duket se për Ramën ka një etiketim paksa më të veçantë.
“Më shumë se një mret”, shkruan Nusret krahas fotos me Ramën duke i shtuar dhe një kurorë, një simbol në emoji “për mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.