Me ftesë të Ramës, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni viziton sot Vlorën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, pritet të vizitojë sot Vlorën.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por mësohet se bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për Shqipërinë dhe kanë intervistuar kryeministrin Rama.

Krahas turizmit, Rama është pyetur edhe në lidhje me raportet e tij me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ai ka thënë se kjo e fundit është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij për Melonin.

”Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”, tha Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.