Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë.
Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, lëvizja “Shqipëria Bëhet” mblidhet për një tjetër protestë të thirrur me mbështetësit e saj.
Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, me flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë.
“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha Lapaj në fjalën e tij.
