“Më 11 maj vota është edhe për dinjitetin tuaj”, Berisha në takimin përmbyllës: Ju garantoj se vrapi PD-së nuk ndalet!

Kreu i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë takimit përmbyllës në Tiranë renditi premtimet e Partisë Demokratike.

Ai u ndal te pensionet, duke thënë se minimumi do të jetë 200 euro. Sa i përket arsimit, Berisha tha se të gjitha shkollat do të avancohen me teknologjinë e re.

Kryedemokrati nënvizoi se do të ketë shumë ndihma për çiftet e reja që do të blejnë shtëpi, teksa theksoi se do të ketë 30 mijë euro grante për të paguar interesat e kredisë.

Berisha: Më 11 maj votoni. Votoni që brenda 100 ditëve Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Do të rritet pensioni me 20%. Ju garantoj se ky vrap nuk ndalet. Do të dyfishohen fondet për arsimin. Shkollat tuaja do të avancohen. Asnjë fëmijë nuk do të mbetet analfabet. Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj. Çdo i ri do të punësohet brenda vitit pas diplomës në sipërmarrje private apo publike. 5 mijë euro grant për çdo të ri. Do të keni 70% ulje taksash. Ju një gjë nuk duhet ta harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim Kolombinë në rininë e tij, ndaj dhe për talentet tuaja do të ketë një fond të veçantë. Çdo çift i ri do të ketë një çati. 30 mijë euro grante për të paguar interesat e kredisë. Shqipëria madhështore do të jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.