“McGonigal”/ Rama sulmon opozitën: E degraduar, e shfytyruar dhe gënjeshtre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të bërë nga kryetari i PD, Sali Berisha se është i përfshirë në korrupsion në çështjen “McGonigal”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se opozita “fabrikon non stop pisllëqe ekstreme” ndaj tij.

Kreu i qeverisë e cilëson opozitën si të degraduar, shfytyruar dhe të çekuilibruar. Sipas tij, në asnjë opozitë ndër vite nuk ka deklaruar kaq shumë gënjeshtra dhe ide boshe.

Reagimi i Ramës

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur. Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.