Mbytet një 11-vjeçar në lumin Rrapun

Një 11-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në lumin Rrapun. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit.

Trupi i pajetë i të miturit është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit të ndihmuara edhe nga kolegët.

Paraprakisht dyshohet se i mituri është futur për t’u larë dhe është mbytur aksidentalisht.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.