Mbyllet censi i popullsisë dhe banesave

Miks Albania

Ka përfunduar censi për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas INSTAT edhe pse procesi ka përfunduar, në terren do të vazhdojë puna vetëm për verifikimin e statusit të banesave dhe refuzimeve. Ky proces ky do të zgjasë deri më 24 Nëntor.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me 18 Shtator, në terren dolën 5240 anketues, të cilët i drejtuan qytetarëve 100 pyetje në lidhje me kushtet sociale, punësimin, banesën e të tjera. Edhe pse ishte parashikuar që i gjithë procesi të mbyllej në 30 tetor, INSTAT njoftoi se procesi do të shtyhej deri më 15 Nëntor, pasi 3%  zonave në vend kishin mbetur pa numëruar.

Por pas kësaj faze intensive dhe të rëndësishme për matjen e popullsisë, INSTAT nga data 20 Nëntor deri në 20 Dhjetor do të organizojë një tjetër anketë pas cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit për të vlerësuar cilësinë e procesit dhe mbulimit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.

Numërimi i fundit i Shqipërisë është kryer në vitin 2011, ndërsa ky proces pas 12 vitesh pritet të nxjerrë në pah ndryshimet demografike dhe ekonomike të vendit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.