Mbi 1700 viktima nga tërmeti, mijëra të tjerë janë plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Miks Albania

Bilanci i tërmetit shkatërrues të Mianmarit vijoi të rritet edhe këtë të diel teksa ekipet e kërkim shpëtimit nxitojnë të nxjerrin më shumë trupa nga rrënojat.

1700 janë konfirmuar të vdekur deri tani, 3400 të tjerë po marin trajtim në spitalet e mbingarkuar dhe të troditur nga lëkundjet, ndërsa qindra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur. Shefi i juntës paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi administrata e tij e dobësuar nga lufta civile po përballet me një situatë tejet sfiduese.

India, Kina dhe Tajlanda janë ndër fqinjët e Mianmarit që kanë dërguar materiale dhe ekipe ndihme, së bashku me ndihma dhe personel nga Malajzia, Singapori dhe Rusia pas thirrjes së rrallë që kreu i shtetit bëri për ndihmë ndërkombëtare.

Infrastruktura kritike, përfshirë urat, autostradat, aeroportet dhe hekurudhat në të gjithë vendin me 55 milionë banorë janë dëmtuar.

Si pasojë, përpjekjet humanitare janë ngadalësuar dhe sistemi shëndetësor mbetet

Edhe pasgoditjet kanë bërë që herë pas here grupet të ndërpresin punën.

Mediat raportojnë se në disa zona pranë epiqedrës së tërmetit, ndihma e qeverisë ka qenë e pakët duke i lënë njerëzit të gërmojnë dhe mbijetojnë me çtë munden.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka vlerësuar se numri i të vdekurve në Mianmar mund të arrijë në 10,000 dhe dëmet materiale mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që preku Mianmarin dhe Tajlandën është më shkatërruesi që ka goditur azinë jugore në 100 vitet e fundit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.