Mbi 1 orë në SPAK, Tahiri: Isha për 21 Janarin, dhashë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit

Miks Albania

Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Tahiri ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:30. Ish-ministri Saimir Tahiri qëndroi në SPAK mbi një orë dhe u mor në pyetje në lidhje me dosjen për 21 Janarin.

Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur se ka dhënë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit për 21 Janarin.

Tahiri: Isha ne SPAK për 21 Janarin. Dhashë sqarime si protestues dhe si një nga kallëzuesit për 21 Janarin.

Tahiri është thirrur në SPAK nga prokurori Alfred Shehu.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.