Kylian Mbappe është rikonfirmuar futbollisti më i mirë i Ligës Franceze. Sulmuesi u votua nga lojtarët dhe trajnerët e skuadrave pjesë e këtij kampionati, duke merituar këtë trofe për herë të pestë radhazi. Një vlerësim që pasohet me lamtumirë për Mbappe që do të vijojë karrierën në Spanjë te Real Madrid.
“Një kapitull i jetës time që mbyllet. Liga Franceze do të ketë gjithmonë një vend të rëndësishëm për mua”.
Kylian Mbappe ende nuk e ka bërë të ditur kalimin e tij te madrilenët, por këtë e konfirmoi gjatë një interviste presidenti i Ligës Spanjolle, Javier Tebas.
“Mbappe është i Real Madrid me 99.99%. Për kampionate të mëdhenj duhen lojtarë të mëdhenj. Duket edhe një strategji e përshtatshme dhe Mbappe do të ndihmojë shumë në strategjinë tonë”.
Ka zëra që njoftimi për transferimin e Mbappe te Real Madrid do të bëhet pas finales së Champions League me Borussia Dortmund.