Mazhoranca miraton me 73 vota pro ligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

Deputetët e mazhorancës kanë miratuar në seancën plenare me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë, konkretisht “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Kjo është hera e dytë që në Kuvend diskutohet  për këtë ligj, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, afati 5 vjetor është jo-proporcional, prandaj qeveria  propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Në votimin morën pjesë vetëm deputetët socialistë, sepse opozita u largua nga salla për shkak se PD ka shpallur sot ditë zie në ndër të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.