Maturantët që zgjedhin mjekësinë do testohen në datat 10-20 gusht

Maturantët që do të zgjedhin degën e mjekësisë së përgjithshme do të duhet ti nënshtrohen një tjetër testimi të automatizuar ndërmjet datës 10-20 gusht. 

Rektori i universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, shpjegon se ky testim do të përbëjë 30% të pikëve, ndërsa përgjigjet do të jepen në moment.

“Janë hedhur disa përgjigje të testit dhe në momentin që përfundon testi, të del direkt përgjigja” – tha ai.

Përfshirja e testimit, sipas gjatës erdhi si domosdoshmëri për të shmangur notat fictive të gjimnazit.

“Ne synojmë të rrisim meritokracinë e atyre që vijnë në mjekësi. Kemi vënë re se studentët që vijnë, bien mbi katër nota në vitin e parë, nga nota që janë pranuar në Universitet. Testimi e bën më real aftësinë e studentëve”- shtoi ai. 

Të njëjtit testim do ti nënshtrohen në shtator edhe maturantët që do të vijnë nga trojet. Këtë vit mjekësia ka çelur 450 kuota.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.