“Martinaj mori ish-zyrën e Edi Ramës”, gazetari Hoxha: Bleu dy shtëpi dhe planifikonte të tretën në Surrel…

Aksioni i policisë në vilën e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe, ka ringjallur debatin për fatin e tij në studiot televizive këtë të hënë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Martinaj u bë problem për shtetin, por edhe për vetë kryeministrin Edi Rama. Bosi i lojërave të fatit bleu dy shtëpi dhe vendosi familjen shumë pranë shtëpisë së Ramës në fshatin Surrel në periferi të Tiranës, dhe po planifikonte të blente edhe një shtëpi të tretë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Martinaj vepronte në një lloj mënyre shumë të çuditshme dhe ndryshe nga shumë personazhe të botës së krimit. Kohë më parë ai kishte marrë me qira një zyrë që ishte përdorur nga Edi Rama kur ishte në opozitë. 

Pjesë nga diskutimet në emisionin “Të Paekspozuarit”:

Artan Hoxha: Vis Martinaj bleu dy shtëpi afër Ramës në Surrel dhe po planifikonte të blente të tretën. Vendosi familjen aty. Ai donte të blente kryeministrin se me ato lekë që kishte se kish problem tokën. Por u bë shqetësim për kryeministrin. Ai ishte shumë egoist, e donte shkëlqimin, është një personazh atipik në botën e krimit. Këta të tjerët ti nuk i sheh, kurse ai ishte çdo natë në lokalet e Tiranës, i kishte zyrat në qendër të Tiranës. Zgjodhi të dukej si Xhon Gotti. Dhe kur i ndodhi ajo që ndodhi, ai lëvizte me tek person. Kishte shumë vetëbesim. Aftësia që kishte ai për të korruptuar policinë. Por harroi një gjë, që sado të korruptonte ai, shteti korrupton më shumë se ai. Iu vra djali i xhaxhait, iu vra miku i ngushtë dhe shteti nuk reagonte, shteti mbylli sytë dhe e la atë përballë kundërshtarëve. 

Klodiana Lala: Martinaj kishte një si lloj mënyre të vepruari shumë të çuditshme. Përpara se të shkonte në Surrel, ai ka marrë një zyrë që e kishte kryeministri kur ishte në opozitë. Ka kontrata qiraje me kullën në mes të Tiranës, ka pamje filmike të Ervis Martinajt pasi ka hyrë e ka dalë për muaj me radhë.

Artan Hoxha: Kishte dhe shtëpinë aty, dhe kur vajti policia, gjetën një kasafortë që nuk e lëviznin dot. Ishte shumë i kujdesshëm për të demonstruar statusin që kërkonte në shoqëri. Ishtë në ambientet ku ishin biznesmenët më të fuqishëm, politikanët më të rëndësishëm.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.