Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me sulmet e bëra së fundmi ndaj qeverisë shqiptare pas miratimit të marrëveshjes disa muaj më parë.
Meloni gjatë fjalës së saj u shpreh se sulmet nuk janë për të goditur qeverinë shqiptare apo popullin shqiptar, por janë për qëllime armiqësore ndaj qeverisë italiane.
Giorgia Meloni: E thashë edhe gjatë fjalës time unë mendoj se arsye e vërtetë nuk është të sulmohet qeveria shqiptare dhe populli shqiptar, por mendoj që janë qëndrime të legjitimuara, të ndryshme që janë armiqësore ndaj qeverisë italine dhe luajnë në këndvështirmin e tyre duke shpalosur qëndrimin e tyre. Mendoj që duhet vlerësuar fakti që për të sulmuar qeverinë italiane sulmohet edhe një partner ndërkombëtar. Sepse këtu nuk po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por po dëmtohet edhe Italia si vend sepse pavarësisht suksesit apo jo të marrëveshjes e gjitha kjo është pjesë e të gjithë përbaltjes që i bëhet qeverisë italiane dhe këtu rrezikojmë që t’i shkaktojmë një dëm gjithë vendit.
Është e ligjshme në njëfarë, por gjithsesi edhe pse bëhet fjalë shtypi italian ka bërë një zgjedhje të saj ku unë shpreh gadishmërinë time që ta hedhim poshtë këtë përbaltje dhe më vonë do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha propozimeve apo marrëveshjeve që realizojmë sepse ne sigurisht nuk mund të rrezikojmë marrëdhëniet e fqinjësisë apo me vendet e tjera. Këtë unë e kam bërë kur kam qenë në opozitë, por nuk shikoj që ta bëjnë tani të tjerët.