Një 37-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht pas kallëzimit nga vajza e saj se e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona me qëllim përfitimin e parave.
Policia thotë se 37-vjeçarja me iniciale E.M. po hetohet në gjendje të lirë. 15-vjeçarja tregon se e ëma e nxiti të kryente marrëdhënie me disa persona.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”.