Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese, Bardhi: Ditë e zezë, sot vdiqën Reformën në Drejtësi

Miks Albania

Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.  Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste Olta Xhaçka duke votuar kundër.

Gazment Bardhi ka folur për mediet menjëherë pas vendimit. Ai tha se vota e socialistëve u përdor për të asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi: Heshtja do të thotë të mbështesës grisjen e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kodi apo mesazhi mafioz që i përcolli Rama sot Prokurorisë së Posaçme që nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën sepse njëlloj siç u soll me GJK do të sillet nesër me çdo vendim të Prokurorisë së Posaçme, nëse ata marrin vendime kudnër Olta Xhaçkës. Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe një vendimi të Gjykatës së Psoaçme. Sot vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe Reformën në Drejtësi. Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë. Një ditë e zezë për Parlamentin. Asnjë qytetar nuk ka besim. Ne do të marrim një vendim nëse do të duhet apo jo t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Nëse GJK shprehet me një vendim dhe zbatimi i këtij vendimi është në dorë të mazhorancës, nuk e kuptoj pse do të paguhen që sot e tutje anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sot Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të mazhorancës në Parlament.

Në janarin e vitit 2023 Gjykata Kushtetuese vendosi që parlamenti duhet të çojë çdo kërkesë për mandatin e deputetëve në këtë gjykatë. Por pas votimit të sotëm e vetmja zgjidhje që ka grupi parlamentar i PD është t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.