Mandati i Olta Xhaçkës, Këshilli i Mandateve shqyrton nesër vendimin e Kushtetueses

Miks Albania

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojë këtë të hënë në orën 14:00 dosjen e deputetes Olta Xhaçka për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste.

Rreth 14 muaj më parë, gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit si investitor strategjik që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi.

Vete kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në daljen e saj publike para mediave për herë të parë për vitin 2024 kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi: “ Të vësh në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi dy javë më parë se Këshilli për Legjislacionin kishte marrë në shqyrtim vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në datën 8 prill në kryesinë e Kuvendit, dosja Xhaçka do të parashtrohet sërish në Këshillin e 10 deputetëve.

Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do te jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj.

Dy ditë pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro për çështjen e tjetërsimit të tokave në bregdet, prej të cilave ka përfituar dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, Gazment Bardhi dorëzoi një shkresë në Kuvend. Në shkresën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu drejtua më 25 mars Kuvendit të Shqipërisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e 2 muajsh.

Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetututes ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerrë justifike absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni”, tha Gazment Bardhi pak ditë më parë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.