Mallakastër/ Degradon sherri, i riu qëllon me gërshërë 24-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër, ku një 24-vjeçar ka përfunduar në spital. Mesohet se ngjarja ka ndodhur në Ballsh, në lagjen “5 shkurti”, ku i riu është goditur me gërshërë pas një konflikti, nga një 30-vjeçar. Nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre, por autori është arrestuar, teksa 24-vjeçari ndodhet në spital. 

Njoftim

Plagosi me mjet prerës (gërshërë), një 24-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë), shtetasi Xh. Y., 24 vjeç, banues në Ballsh, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Ballsh, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.