Maliq/Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, plagoset pasagjerja 9 vjeçe

Miks Albania

Një vajzë 9-vjeçare mbeti e plagosur në aksident pasditen e kësaj të enjteje në Maliq. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi i automjetit ku udhëtonte e vogla humbi kontrollin duke dalë nga rruga. E mitura u dërgua në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Informacion paraprak 

Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.