Makina përplas motorin në Kukës, një i plagosur

Miks Albania

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kukës-Gostil, ku ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet me dije se një makinë e drejtur nga A.M ka përplasur një motoçikletë të drejtuar nga B.Sh, për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë.

Njoftimi:

Rreth orës 15:01, në aksin rrugor Kukës- Gostil, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin e tij, është aksidentuar me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. Sh., banues në Kukës.

Si pasojë, ka marrë dëmtime drejtuesi i motoçikletës shtetasi B. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.