Makina përplas motorin elektrik në Vlorë, një i lënduar

Miks Albania

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës. Një makinë ka përplasur një motor elektrik në zonën e Lungomares.

Për pasojë ka mbtur i plagosur drejtuesi i motorit elektrik, i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.