Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Sot më 9 dhjetor 2025, një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier- Ballsh, pranë fshatit Plyk. 

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë dy udhëtarë janë lënduar.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.