Digjet një autoveturë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras. Ngjarja sapo ka ndodhur në aksin e autostradës Milot- Thumanë, teksa në autoveturë udhëtonin babë dhe bir, ndërsa mjeti ka filluar të merrte flakë.
Menjëherë dy personat janë larguar fatmirësisht pa u lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfiksja e Kurbinit, ndërsa autovetura është shkrumbuar totalisht. Nga sa mësohet shkaku i djegies është defekti në sistemin elektrik, mbetet të zbardhen shkaqet nga ekspertet.