Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Vankuverit në Kanada, ku një automjet është përplasur me një turmë njerëzish gjatë një festivali rrugor, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas autoriteteve policore, dhjetëra persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Policia ka konfirmuar se autori i ngjarjes është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili është kandidati në zgjedhjet federale të së hënës, ka shkruar në X se është “i shkatërruar” pasi ka mësuar për ngjarjen në festivalin Lapu Lapu në Vancouver.
“Jam i shkatërruar nga lajmet për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi më herët gjatë mbrëmjes në festivalin Lapu Lapu në Vankuver,” tha Trudeau në një deklaratë.
Ai shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimave dhe të plagosurve, si dhe për komunitetin filipinas-kanadez dhe të gjithë qytetarët e Vankuverit. “Të gjithë jemi në zi bashkë me ju,” shtoi ai.
Kryeministri gjithashtu falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe bëri të ditur se autoritetet po e ndjekin situatën nga afër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit me orën lokale të së dielës, gjatë një festivali vjetor që feston kulturën filipinase. Në një postim në rrjetin social X, policia e Vankuverit bëri me dije se një automjet ka hyrë në mënyrë të qëllimshme në turmën e pjesëmarrësve në festival.
Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.