Makina del nga rruga në Librazhd dhe përfundon në përrua, humbin jetën burrë e grua

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një makinë ka rënë në përroin e Lengajcës.

Bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ka përfunduar në përrua.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shoferi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.