Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, një 26 vjeçar, banues në Fier-shegan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.