Një aksident automobilistik ka ndodhur në Pukë në fshatin Hadroj, ku një automjet doli nga rruga dhe ra në ujërat e lumit Fan.
Me automjet udhëtonin 2 persona, babë e bir, me shofer 60-vjeçarin Z.N. dhe pasagjer djalin e tij 24-vjeçar, N.N.
Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 personave. Ata u transportuan në Spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.