Lumi i Gashti i mbrojtur nga UNESCO, Rama ndan pamje nga bukuritë e rralla të natyrës shqiptare

Miks Albania

Kryeministri Rama ka publikuar disa pamje nga Lumi i Gashit i cili është shpallur një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO. 

Nga pamjet e shpërndara nga kryeministri, shihen pamjet përrallore të natyrës dhe numri i madh i turistëve që vizitojnë këtë vend. 

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Lumi i Gashit, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO që bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.