Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar kundërshtarët e vet politikë, gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme.
I pyetur pse merret kaq shumë me Bashën dhe Berishën, Rama u përgjigj: Jemi në një fazë ku duhet të marrim një vendim të gjithë së bashku. As nuk i kam përmendur, as jam marrë me ata, por do merren me ata içik se kemi zgjedhje si thua tani ti, edhe me 7 herë 7 do merrem se e kam zemër.
Në një tjetër koment, ndjekësi e pyet Ramën me ironi se pse ai flet kaq shumë.
Rama u përgjigj duke thënë: Unë flas, sepse unë nuk jam zgjedhur të punoj me kazmë, jam zgjedhur që të udhëheq të dëgjoj, analizoj, studioj, që të debatoj dhe patjetër që të komunikoj, të përpiqem të kuptoj dhe të më kuptojnë.
Ndërsa sa i përket Berishës, i cili është i shpallur “non grata” nga SHBA, Rama u përgjigj me ironi: Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për tu takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët.