Luizi: “Golf 5 është gjëja më e çmuar që kam”

Katër finalistët kanë vijuar me bisedat e tyre nga më të ndryshmet teksa presin ditën e madhe të shtunën.

Një nga temat që ata hapën sot ishte “gjëja më e çmuar” që kanë. Ata vendosën të përjashtojnë familjen duke qenë se të gjithë atë do thonin.

Dea: E heqim familjen se të gjithë familjen do themi

Efi: Dakort, unë pas familjes, kam personin me të cilin jam në marrëdhënie

Kristi: Po pas familjes, truri im

Luizi: Unë prapë te Kiara përfundoj, ndërsa gjëra materiale gjëja më e çmuar që kam është një makinë Golf 5.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.