Luizi është i gatshëm të punojë 5 vite pa rrogë që Kiarës t’i plotësohet kjo dëshirë nga produksioni

Një tjetër deklaratë dashurie nga Luizi për Kiarën po rrëmben vëmendjen e të gjithëve, sidomos të vajzave. :’)

I kujdesshëm ndaj detajeve, në mënyrë që Kiara të ndihet komode në çdo moment, Luizi ka treguar përkushtimin e tij, si një dëshmi dashurie.

Së fundmi ai ka shprehur mbështetjen që dëshiron të japë, lidhur me profesionin e Kiarës.

Siç e dimë, Kiara e ka ëndërruar që në fëmijëri televizionin, aktualisht e ka një karrierë të suksesshme dhe me siguri ky rrugëtim do të vazhdojë me suksese edhe më të mëdha pas Big Brother Vip.

Duke marrë parasysh dashurinë e saj për televizionin Luizi ka shprehur:

“Edhe sikur ta di që unë do punoj 5 vite në “Top Channel” për 5 vite pa rrogë, Kiara duhet të ketë një emision të vetin këtu. Edhe ndonjë emision radio, të mëngjesit, gjysmë ore. Unë dua të ulem me dy çapaçulat e mi në shtëpi edhe t’ju them “hajde shikojmë mamin”. Atë dua unë, që të shikoj Kiarën të lumtur.”

Pas kësaj deklarate, Kiara i dha një buzëqeshje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.