Finalisti i parë i BB VIP, Luiz Ejlli, ka zbuluar së fundmi se ka vetëm një kërkesë për kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Këngëtari i njohur u shpreh se do të donte një videocall, e teksa e cilëson atë si një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.
“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që banori përmend Ramën, pasi shumë më herët, teksa bisedonte me Kiara Titon, ai ka thënë se ka kërkuar si dëshirë të flasë me kreun e qeverisë.