Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ka përfunduar në spital dhe ka qënë vet artisti që e ka bërë me dije këtë lajm përmes një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Artisti ka publikuar një video në Instastory, përmes së cilës shpjegon mungesën e tij në rrjetet sociale dhe është pikërisht për faktin se nuk ndihet mirë.
Teksa shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me vigonin në krahun e tij, duke marrë serum, Luizi shprehet:“Meqënëse kam bërë mungesa në Instagram, se nuk jam mirë. Ju përshëndes me këto dy engjëjt, që nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekondë”, referuar mjekeve që gjenden pranë tij.