Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi shpalli ditën e sotme kandidaturë nëpër Primaret e Elbasanit, të cilat do të përcaktojnë emrin me të cilin demokratët do të garojnë në këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.
“Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestave që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra. Dua të ndaj përgjegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konsideroj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore”, tha Boçi sot përballë gazetarëve.