“Liri Demokraci”/ Qytetari ngjitet në statujën e “Skënderbeut” dhe nis të thërrasë

Qytetarë nga disa qytete të vendit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ata janë grumbulluar në disa zona të Tiranës, teksa disa ndodhen dhe në sheshin Skënderbej.

Një prej qytetarëve është ngjitur në statujën e Skënderbeut që ndodhet në shesh duke bërë thirrje: Liri Demokraci.

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, në lidhje me çështjen McGonigal.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.